Tur me guidë në gjuhën shqipe

Tur me guidë në gjuhën shqipe

Muzeu i Qytetit të Reykjavikut ofron një tur me guidë në gjuhën shqipe, të dielën, më 19 prill, nga ora 14:00–15:00 në Muzeun Detar të Reykjavikut. Turin do ta udhëheqi Ana Shahini, mësuese dhe bibliotekare!

Turneu do të përfshijë ekspozitën Peshk & folk – 150 vjet peshkim. Ekspozita ka të bëjë me peshkimin në Islandë dhe është mjaft edukative dhe e këndshme për njerëz të të gjitha moshave. Turneu me guidë është falas dhe të gjithë shqipfolësit janë të mirëpritur! Eventi është organizuar në bashkëpunim me Móðurmál - Shoqata për dygjuhësinë. Aksesueshmëria në Muzeun Detar është mjaft e mirë. Muzeu është në dy kate, me një ashensor midis niveleve. Autobusi numër 14 ndalet pranë muzeut. Gjithashtu, është në dispozicionin tuaj edhe parkimi falas!